Vëllai i Higuain zbarkon në Torino, sulmuesi gjen skuadër të re

Gonzalo Higuain është pranë zyrtarizimit të largimit nga Juventus.

Juventusi po nxiton të zgjidhë përfundimisht çështjen e Gonzalo Higuainit.

“El Pipita” e ka marrë (mirë) mesazhin.

Kjo është arsyeja pse, në orët e fundit, vëllai dhe agjenti e tij, Nicolas, ka zbarkuar në Torino.

Mision është i qartë: përshpejtimi i veprimeve në lidhje me zgjidhjen e kontratës. Të gjitha rrugët, në fakt, çojnë në lamtumirën e argjentinasit.

Ndoshta destinacioni i tij do të jetë “Major League Soccer”, tek Inter Miami.

Klubi i David Beckhamit ëhstë gati për të bërë një tjetër goditje të madhe pas Blaise Matuidi, sërish nga Zonja e Vjetër.


Shtuar 10.09.2020 08:11