Futbollisti brazilian, Kaio Felipe Santos Silva ka gjetur vdekjen të martën, pasi balona me të cilën po fluturonte hasi në një kabull energjie elektrike në Sao Paolo.
21 vjeçari luante me skuadrën e Independentes në Brazil dhe ishte pikërisht kjo e fundit që lajmëroi ndarjen nga jeta para kohe të mbrojtësin të tyre të krahut të majtë, duke shprehur keqardhjen e madhe.
“Me një keqardhje të thellë, Klubi i Futbollit të Independentes njofton ndarjen nga jeta të Kaio Felipe. Duam t’i shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e tij,” shkruan klubi.