Vazhdojnë lajmet e mira për Dortmund, pas Haaland në stërvitje rikthehet dhe Reus

Borussia e Dortmundit në festë për kapitenin e saj. Marco Reus është rikthyer në stërvitje pas plot 4 muajsh dhe mund t’i japë ndihmën e tij skuadrës verdhezi në 4 sfidat e fundit të Bundesligas.

Gjermani pësoi një dëmtim në muajin shkurt dhe pas rikthimit të Bundesligës (ndaloi për shkak të pandemisë Koronavirus) mungoi katër ndeshje. Reus ishte një mungesë e madhe edhe në klasiken e Gjermanisë kundër Bayern Munchen. Mungesa e kapitenit u ndje, pasi bavarezët triumfuan 0-1 në Signal Iduna Park, falë një goli nga Kimmich në fundin e pjesës së parë.

Në vitet e fundit karriera e Reus është cënuar shumë nga dëmtimet e shpeshta që e kanë lënë jashtë edhe nga disa kompeticione madhore me përfaqësuesen gjermane. Në këtë sezon të Bundesligas, kapiteni është aktivizuar në 19 takime me Dortmundin teksa ka realizuar dhe 11 gola.


Shtuar 11.06.2020 06:46