Umtitis nuk i interesojnë ofertat, i vendosur për të qëndruar te Barcelona

Qendërmbrojtësi francez i Barcelonës, Samuel Umtiti, u lidh ngushtë me një largim nga katalanasit për shkak të minutve të pakta.

Por, raportimet e ‘Sport’ bëjnë të ditur se Umtiti nuk do të dëgjojë për ofertat.

Dëshira kryesore e francezit thuhet të jetë që të rifitojë pozitën e tij në formacionin bazë të ‘Blaugrana’.

Lojtari ndihet rehat si në dhomat e zhveshjes, ashtu edhe në qytetin e Barcelonës. Ai është i bindur se mund të bind Quique Setien, i cili ka ditur t’i jap minuta lojtarit.


Shtuar 20.04.2020 10:49