U transferua te Juventusi, tifozët e Fiorentinës sulmojnë Chiesën: Tradhtar dhe mosmirënjohës (FOTO LAJM)

Njoftimi në çastet e fundit të merkatos për kalimin zyrtar të Federico Chiesës te Juventusi ka shkaktuar një reagim të ashpër të tifozëve të Fiorentinës.

Fansat e klubit vjollcë reaguan njëlloj si për Bernardeschin, që u konsiderua tradhtar kur zgjodhi bardhezinjtë në vitin 2017.

“Tradhtia ndaj atyre që ju rritën dhe ju mbrojtën është mungesë e madhe respekti. Firenze nuk është më shtëpia juaj … mosmirënjohës!”.

Kështu shkruhet në banderolën e varur jashtë stadiumit “Artemio Franchi” nga tifozët e Fiorentinës pas lamtumirës zyrtare të Chiesës.

Një goditje në zemër që erdhi në momentin e fundit, kur shpresat e tifozëve vjollcë për ta parë Federicon përsëri në Firence ishin bërë më konkrete.

“Sulmi” i fundit i Paraticit rezultoi i suksesshëm, Commisso e pranoi ofertën e Juventusit për Chiesën, duke nxitur protestën e mbështetësve më të zjarrtë të Fiorentinës.


Shtuar 6.10.2020 08:27