U “sulmua” nga një tufë lopësh, ndërron jetë 82 vjeçare

Në Yorkshire, një 82-vjeçar është sulmuar nga një tufë lopësh dhe më pas ka vdekur.

Burri dhe gruaja e tij, të cilëve nuk u është treguar emri, ishin jashtë duke ecur në vikend, me qenin e tyre.

Ata po ecnin së bashku dhe më pas u sulmuan nga një tufë lopësh, të dy u dërguan në spital. Gruaja është duke u rikuperuar nga lëndimet që mori kurse burri i saj vdiq.

Policia e Yrokshire thanë: “82-vjeçari nga Pendle fatkeqësisht vdiq pasi u sulmua nga një tufë lopësh. Emergjenca arriti ne kohë por ai ishte shpallur i vdekur”.

Kur ecni me një kafshë me vete duhet të keni shumë kujdes, në qoftë se ecni me një qen, në këto raste duhet të lëshoni qenin që të shpëtoni veten tuaj.

Kafshët mes vete mund të shqetësojnë njëra-tjetrën dhe kjo është arsyeja pse ato bëhen agresive dhe në këto raste edhe sulmojnë


Shtuar 2.06.2020 09:53