E aksidentuan me makinë, humb jetën në spital e moshuara

Një makinë ka aksidentuar një grua ditën e sotme në Allias.

67 vjeccarja ka gjetur vdekjen në spital, ndërsa shoferja është shoqëruar në komisariat.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.06.2020, rreth orës 10:00, në Allias, mjeti me drejtuesen shtetasen E.S., 28 vjeçe, ka aksidentuar kembesoren Xh.Ll., 67 vjeçe, e cila pasi eshte transportur per ne spital fillimisht ne gjendje te qendrueshme, ka nderruar jete me vone.

Drejtuesja e mjetit është shoqeruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe percaktimin e shkakut të vdekjes pasi nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dëmtimi në trup. /albeu.com/


Shtuar 2.06.2020 09:57