U akuzua për prekjen e topit me dorë, De Ligt ironizon: Kam magnet te duart

Ylli i Juventusit ka hasur shumë vështirësi ketë sezon me prekjet e topit me dorë.

Holandezi shkaktoi disa herë penallti, duke luajtur me dorë, dhe këtë ai e ka shpjeguar duke u tallur.

“E vetmja gjë që në fillim ishte e vështirë, ishte se ata shihni shumë tek unë. Në lojë duhej adaptohesha më shumë. Në fillim, ishte e vështirë, por hap pas hapi u përmirësova”, ka thënë De Ligt.

“Situata që përshkruan më mirë fatin tim është penalltia kundër Gjermanisë. Nuk dija shumë, dhe vetëm pash topin në dorën time. Duket sikur kam magnet në dorë”, ka shtuar holandezi.

De Ligt kërkohej me ngulm edhe nga Barcelona, por zgjodhi Juventusin. Sezoni i tij i parë nuk mori vlerësimet më të mira të mundshme.


Shtuar 14.04.2020 06:27