Transferimi te Roma dështoi, Milik drejt Premier League?

Pas dështimit të transferimit të Edin Dzekos tek Juventusi, që me efekt domino do të vishte me fanellën verdhekuqe Arkadiusz Milik, drejtuesit e Napolit duhet t’i gjejnë një destinacion tjetër sulmuesit polak.

Sipas “Corriere dello Sport”, një mundësi shumë e mirë për klubin e Napolit dhe futbollistin është që ky i fundit (Milik) t’i bashkohet Tottenhamit në Premier League, si alternativë e besueshme për Harry Kane.

Dyshja e Hotspur, Kane-Son, duket e papkrekshme, por Mourinho nuk ka një zëvendësues të sulmuesit të “Tre Luanëve” nëse do të mungojë për arsye të ndryshme (pezullim, dëmtim).

Gareth Bale mund të mos jetë përforcimi i fundit në fazën sulmuese për Mourinhon: Milik është një hipotezë që mund të intrigojë. Ndoshta brenda 5 tetorit polaku do të marrë ofertën e duhur nga klubi londinez, ku do të ketë mundësinë të punojë me “Special One”.

Fati dëshi që kontrata prej 4,5 milionë eurosh në sezon te Roma të mos konkretizohej, ndoshta një fat më i mirë e pret në Premier League.


Shtuar 23.09.2020 14:02