Transferimi i Ibrahimovic, Pioli: Eshtë një dhuratë e madhe nga Milani

Ibrahimovic ka nënshkruar kontratë për gjashtë muaj me skuadrën ‘Rosoneri’, për t’i ndihmuar ata për pjesën e mbetur të sezonit.

Pioli e sheh transferimin e Ibra si një dhuratë të madhe për të, pasi beson se mund ta shfrytëzojë për mrekulli.

“Ibrahimovic është lojtar i mirë, ai ka karizmën dhe ai nuk është ndalur kurrë së përmirësuari ose ngritur nivelin e lojës” ka thënë Pioli për ‘Gazzetta dello Sport’.

“Ai do të sjell entuziazëm dhe eksperiencë, si dhe dëshirë të madhe” ka shtuar trajneri italian.

Ibrahimovic së fundmi ka luajtur me skuadrën e LA Galaxy, në MLS, ku ka pasur një aventurë të mrekullueshme.


Shtuar 5.01.2020 12:49