“Më lidhën e kërcënuan”, i moshuari tregon tmerrin që përjetoi teksa maskat i zaptuan shtëpinë

Gjatë mbrëmjes së djeshme, maskat kanë dhunuar dhe grabitur një të moshuar në Memaliaj.

87-vjeçari Hiqmet Ramadani është shprehur se autorët e kanë kërcënuar.

“Po kundërshtoja, më qëlluan disa herë tek brinjët. Shkova tek djali që kam pak më larg dhe njoftuam policinë. Gruas i mbyllën gojën me ngjitës, mendova se ishte nipi. E qëllova njërin nga ata, filloi të më qëllonte. Hapën valixhen edhe morën lekët. Më thanë mos vepro dhe do të vrasim. Më dhanë dy shkelma, më kanë gjuajtur dhe në nofull. Dorën ma kanë nxirë. Ishin dy persona”, është shprehur ai.

“Këtu ishin paratë, ata i kanë bërë kështu, këtu e kanë lidhur, e kanë bërë një trup”, është shprehur gruaja.

Mësohet se grabitësit kanë vjedhur një shumë prej 1 200 000 lekësh të reja.


Shtuar 5.01.2020 12:40