Fotot dhe videot e Jose Mourinhos me 3 lojtarë duke u stërvitur në një park në Londër janë bërë virale në rrjetet sociale.
Është raportuar të martën se menaxheri kishte zemëruar klubin pasi është parë duke mbajtur një seancë stërvitore në Hadley Common në veri të Londrës.
Menaxheri ishte parë me Davinson Sanchez, Ryan Sessegnon dhe Tanguy Ndombele, të gjithë jetojnë pranë parkut, dhe duke injoruar plotësisht rregullat për distancimin shoqëror.
Pamjet dhe imazhet e trajnimit të lojtarëve u shpërndanë në Tëitter nga kalimtarët e rastit.
Tashm pritet një reagim i klubit londinez, të cilët janë befasuar nga ky veprim i trajnerit dhe lojtarëve të tyre.