E ardhmja e Nelson Weiper te Mainz mbetet e hapur, teksa raportimet më të fundit bëjnë me dije se në skenë ka dalë edhe Sturm Graz. Klubi austriak synon të afrojë në radhët e veta sulmuesin 21-vjeçar.
Të lidhura
None found



Megjithatë, një lëvizje e tillë nuk paraqitet e thjeshtë. Weiper është i lidhur me Mainz me një kontratë që zgjat deri në verën e vitit 2029, ndërsa aktualisht vlerësohet me 7 milionë euro në “Transfermarkt”.



Mbetet për t’u kuptuar nëse vetë lojtari do të japë miratimin për këtë transferim, pasi sipas raportimeve, Mainz është i gatshëm të hyjë në negociata. Kujtojmë se për 21-vjeçarin ka shfaqur interes edhe Kombëtarja shqiptare.





