Tjetër arritje për Messin në La Liga, Ronaldo ende i paarritshëm

Lionel Messi arriti që të shënonte mbrëmë nga penalltia në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Leganes në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në La Liga.

Ylli argjentinas e mori topin nga mesi i fushës dhe kur hyri në zonë u ndal nga lojtarët kundërshtarë dhe në këtë mënyrë u akordua penalltia.

“Marca” raporton se Messi është bërë lojtari i dytë që shënon më shumë penallti në histori të La Ligës. Kjo ishte penalltia e 56-të që e realizon gjashtë herë fituesi i Topit të Artë në karrierë, që e barazon atë me legjendën Hugo Sanchez.

Messi është vetëm pesë penallti larg kryesuesit, Cristiano Ronaldo, që ka realizuar më shumë penallti në të gjitha garat.


Shtuar 17.06.2020 12:17