Tifozët e Bayernit e ofenduan, presidenti i Hoffenheim i quan idiotë

Presidenti i Hoffenheim, Dietmar Hopp, ka reaguar pas protestave të tifozëve të Bayern Munchen në ndeshjen e djeshme.

Tifozët “bavarezë” dje ndërprene takimin mes Hoffenheim dhe Bayern, kur kishin kaluar 78 minuta lojë.

Ata zbuluan pankarta kundër Dietmar Hopp, presidentit të Hoffenheim, duke e quajtur atë “bir bushtre”.

Pas këtyre ngjarjeve ka reaguar edhe Hopp, i cili i ka quajtur idiotë tifozët bavarezë.

“Nëse do ta dija se çfarë ata idiotët donin nga unë, do të ishte më e lehtë për tu kuptuar” ka thënë Hopp.

“Nuk mund ta shpjegoj pse ata ishin kundër meje. Më kujtonin kohë të errëta. Nuk dua të flas për ata njerëz. Është e pakuptimtë. Ata jetojnë në një botë tjetër. Nuk dua dhe nuk mund të flas për ta. Nuk di çfarë t’iu them atyre” ishin fjalët e presidentit të Hoffenheim.

Pas ngjarjeve të shëmtuara, Karl Heinz Rummenigge dhe Hansi Flick kanë kërkuar falje në emër të Bayern Munich, duke u shprehur se ndihen të turpëruar.


Shtuar 1.03.2020 13:43