Te Tottenham janë gati të shesin Harry Kane, por për një shifër të frikshme

Tottenham është i gatshëm të heqi dorë nga shërbimet e lojtarit më të mirë dhe kapitenit të skuadrës, Harry Kane.

Me merkaton e verës që po afron, Harry Kane ka filluar të lidhet me një numër skuadrash.

Kane pritet të largohet nga Tottenham Hotspur, dhe tashmë mediet britanike kanë zbuluar edhe çmimin e tij.

‘Dailymail’ shkruan se Spurs janë gati të heqin dorë nga Kane, nëse ndonjë skuadër paguan 200 milionë funte për të.

Në garë për Kane janë skuadra si Manchester United, Manchester City, por edhe Real Madrid.

Mbetet të shihet nëse ndonjëra skuadër është gati të bëjë çmendurinë dhe të ofrojë këtë shumë parash.


Shtuar 12.04.2020 06:15