Tashmë lojtar i Juventusit, Arthur flet para shokëve të skuadrës së Barcelonës

Ylli brazilian, Arthur, do të tansferohet te Juventus dhe zyrtarizimi për këtë pritet të bëhet sot.

Arthur zyrtarizohet sot te Juventus – këto janë detajet e reja

Lojtari ka qenë prezent në stërvitjen e sotme të Barcës, dhe mediet spanjolle raportojnë se ai ka mbajtur një fjalim para shokëve të skuadrës.

Bëhet e ditur se lojtari u ka thënë bashkëlojtarëve se do të jap maksimumin deri në fund të sezonit, përkundër marrëveshjes.

Dëshira e Arthur nuk ishte që të kalonte te Juventus, por duket se skuadra e Barcelonës ka pasur të tjera kalkulime.

Katalanët do të pranojnë 70 milionë euro për kartonin e lojtarit, nga të cilat 60 milionë do t’i lënë për kartonin e Miralem Pjanic.


Shtuar 29.06.2020 08:08