Edhe Kosova në dosjet Epstein, përmendet ish-presidentja Atifete Jahjaga/ Çfarë shkruhet në email

Në dokumentet e publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, që lidhen me çështjen Jeffrey Epstein, përmendet edhe emri i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila në vitin 2012 ushtronte funksionin e kreut të shtetit.

Sipas materialeve të bëra publike, bëhet fjalë për një email të dërguar nga një person i identifikuar vetëm si “Daniel”, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Në mesazh përmendet një takim i mundshëm në New York, në kuadër të aktiviteteve të Kombeve të Bashkuara.

Të lidhura

None found

Në email thuhet se një princeshë nga Tajlanda do të ndodhej në New York së bashku me presidenten e Kosovës dhe shprehej interes për një takim, nëse koha do ta lejonte.

Dokumentet nuk përmbajnë pretendime apo akuza ndaj ish-presidentes Jahjaga, ndërsa përmendja e saj lidhet vetëm me përshkrimin e komunikimeve të përfshira në dosje.


Shtuar 1.02.2026 16:50