Categories: Uncategorized

Stërvitje “ushtarake” dhe motivimi me ujq, Gasperini zbulon sekretin e Atalantës

Atalanta nuk befason më askënd. Skuadra bergamaske luan prej vitesh një futboll ndryshe dhe rezultatet pozitive nuk kanë munguar.

Sivjet provuan për herë të parë emocionet e grupeve të Champions League dhe ia kanë dalë të kualifikohen në çerekfinale. Kualitet, besim në vetvete, guxim për të sulmuar e dominuar kundërshtarin, dhe shumë gola të shënuar.

Të lidhura

None found

Skuadra italiane zhvillon një futboll total dhe është gjithmonë emocionuese t’i shohësh në aksion Gjimshitin me shokë. Ritmi dhe intensiteti që mbajnë djemtë e Gian Piero Gasperinit gjatë 90 minutave, është i frikshëm. Trajneri është “arkitekti” dhe shpjegon sekretin e kësaj Atalante spektakolare për The Guardian.

“Lojtarët e mi duhet të djersiten shumë dhe të luftojnë pafund gjatë seancave stërvitore. E them gjithmonë, më frikësojnë ata që nuk punojnë fort. Fitoret lindin nga sakrificat. Nëse nuk vrapon në stërvitje, si mund të vraposh në ndeshje? Mos të harrojmë që ka shumë rëndësi të zbavitesh në stërvitje, aty krijohet stili i lojës së skuadrës dhe përmirësohet cilësia.

Kam vendosur një foto ujqish në dhomat e zhveshjes. Ka ujqër në pjesën e përparme, disa në mes dhe një që qëndron në fund të kopesë. Ata që janë të parët vendosin ritmin. Ujqit që vijnë më pas janë më të fortët, janë ata që duhet të mbrojnë të gjithë kur sulmohen. I fundit është shefi, i cili sigurohet që asnjë të mos mbetet pas.

I mban të gjithë të bashkuar dhe është gjithmonë gati për të vrapuar në funksion të mbrojtje së grupit. Mesazhi është i thjeshtë: një lider nuk qëndron vetëm në krye, ai përkujdeset për gjithë skuadrën. Kjo është ajo që kërkoj nga djemtë e skuadrës time“, thekson Gian Piero Gasperini.

të fundit

Hoti akuzon Qeverinë për shkelje ligjore: Projektbuxheti për vitin 2027 nuk u dorëzua brenda afatit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

10 minutes ago

Diego Moreira, heroi i Milanit në derbi: Kuqezinjtë mund të paguajnë deri në 68 milionë euro për belgun

Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…

12 minutes ago

Sky News: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…

18 minutes ago

Opposition criticizes the lack of a government plan, while LVV says the document will be approved soon

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

20 minutes ago

Nagavci: Capital investments in the 2027 draft budget exceed one billion euros

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…

20 minutes ago

Suspected of robbing four businesses in Shkëmbi i Kavajës, 31-year-old arrested and accomplice sought

Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…

21 minutes ago