showbiz

Ledina Çelo tregon sekretin e rinisë së përjetshme: Pa të nuk jetoj dot (VIDEO)

Kur shikon fotografitë në rrjetet sociale të Ledina Çelos, nuk mund të të mos shkojë në mendje koha kur ishte ende një vajzë e re dhe të të duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar. Këngëtarja vazhdon ende të ruajë pas kaq shumë vitesh një imazh rinor të përsosur dhe linja fizike mahnitëse që nuk i tregojnë aspak moshën, edhe pas lindjes së dy fëmijëve.

E pyetur nga Rudina Magjistari gjatë emisionit “Rudina” në Tv Klan për sekretin e bukurisë, Ledina ka një përgjigje shumë të thjeshtë.

Të lidhura

None found

“Më pyeti një mikja ime sot, se erdha me të në avion dhe më tha: “Nëse do të ishe në një vend që ndodh diçka dhe do ngelej me diçka që nuk jetoje dot?” Unë i thashë “pa vrap”. Nuk jetoj dot pa vrap. Unë e dua shumë shëtitjen në pyll. Kam fatin që kemi një shtëpi afër pyllit, ishte zgjedhja ime se gjithmonë e kam ëndërruar. Për mua është antistres, përveçse është mirë nga ana shpirtërore, relaks. Vrapi është gjëja më e mirë” – tha Ledina duke shtuar se bën sistematikisht vrap, madje 7 – 8 kilometra, një ditë po, një ditë jo.

Aktiviteti fizik është sekreti, sipas Ledina Çelos. Por përveç tij, këngëtarja tregon se ka disa vite që ka hequr dorë nga brumërat dhe preferon shumë sallatat e ndryshme, si edhe ushtrime fizike kur mundet.

të fundit

Protesta e studentëve dhe qytetarëve te Ministria e Arsimit/ Jehojnë thirrjet: Rama në burg, Belinda në burg (VIDEO)

Mijëra studentë e qytetarë janë bërë bashkë në protestë te Ministria e Arsimit. Thirrjet “Rama në burg”, “Belinda në burg”,…

9 minutes ago

RDM kërkon kritere të qarta për kalimin e 6,000 të angazhuarve në punësim të përhershëm

Projektligji për transformimin e angazhimeve kontraktuale në punësim të rregullt parashikon mundësinë që personat e angazhuar me kontrata pune me…

14 minutes ago

Në Çair i vidhet pistoleta “Glock” nga automjeti, rasti raportohet nga një 74-vjeçar

Një burrë 74-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se i është vjedhur një pistoletë e markës “Glock” nga automjeti…

15 minutes ago

Kaka shpjegon arsyet pse Mbappe dhe Yamal mbetën pa Topin e Artë

Ish-futbollisti legjendar brazilian, Leite Kaka, ka rishikuar ngjarjet aktuale në futboll pas ceremonisë së fundit të ndarjes së çmimeve, duke…

20 minutes ago

Chelsea dhe Man Utd synojnë fitoren në derbin e javës së nëntë: formacionet zyrtare

Chelsea dhe Manchester United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligën Premier.Blutë…

20 minutes ago

Mustafi: Students’ victory in Serbia opens opportunities for the Albanians of the Valley

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjet e Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se fitorja…

26 minutes ago