Categories: sport

Diego Moreira, heroi i Milanit në derbi: Kuqezinjtë mund të paguajnë deri në 68 milionë euro për belgun

Diego Moreira ishte figura kryesore e suksesit 3-1 të Milanit ndaj Interit. Në derbin e parë të karrierës, 22-vjeçari belg dha dy asistime brenda dhjetë minutave dhe më pas realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit, duke marrë gjithë vëmendjen në “San Siro”.

Paraqitja e tij në këtë ndeshje ka rikthyer diskutimet për investimin që Milani bëri gjatë verës për ta transferuar nga Strasbourgu.

Të lidhura

None found

Sipas Football Italia, Moreira mund të konsiderohet edhe si përforcimi më i rëndësishëm i kuqezinjve në merkaton e fundit.

Edhe pse kishte pasur dyshime për aktivizimin e tij deri pak para ndeshjes, për shkak të një problemi muskulor, belgu u rikuperua në kohë. Ruben Amorim e vendosi në formacionin titullar në krahun e djathtë dhe Moreira e shpërbleu menjëherë besimin e trajnerit.

Asistimi i parë erdhi pasi ai la pas Carlos Auguston dhe dërgoi një krosim të saktë në zonë. Christian Pulisic përfitoi nga shërbimi dhe me kokë shënoi golin e avantazhit për Milanin.

Pak minuta më vonë, Moreira ekzekutoi me zgjuarsi një goditje këndi dhe i dha mundësinë Adrien Rabiot të shënonte golin e dytë të skuadrës.

Interi reagoi përmes Alessandro Bastonit, i cili ngushtoi diferencën, por belgu do të linte gjurmën e tij edhe para mbylljes së pjesës së parë. Nga kufiri i zonës, ai goditi saktë një goditje dënimi dhe e dërgoi topin në rrjetë për shifrat 3-1.

Fillimi i sezonit nuk kishte qenë aq premtues për Moreiran, pasi ai nuk luajti në dy xhirot e para. Më pas, u aktivizua si titullar kundër Juventusit, por në atë takim nuk arriti të binte shumë në sy.

Shpërthimi i tij ndodhi në përballjen me Lazion në “Olimpico”. Moreira shënoi dy herë dhe kontribuoi që Milani të largohej me një barazim.

Goli i tij i fundit para derbit ishte shënuar më 30 shtator, në fitoren 3-0 ndaj Lecces, ndeshje në të cilën ai hyri në lojë nga stoli.

Në tetë ndeshje zyrtare të luajtura këtë sezon, 22-vjeçari ka realizuar katër gola dhe ka dhënë tri asistime. Këto statistika bëhen edhe më domethënëse pasi Moreira nuk ka qenë titullar në çdo takim.

Milani e bleu futbollistin belg nga Strasbourgu për rreth 51 milionë euro. Megjithatë, bonuset e parashikuara në marrëveshje mund ta çojnë shumën totale të transferimit deri në afro 68 milionë euro.

Në kohën kur u krye operacioni, pagesa u konsiderua e lartë, por drejtuesit e klubit italian besonin te potenciali i Moreiras.

Para se të transferohej në Itali, ai ishte pjesë e Chelseat, ku nuk pati hapësirën e duhur për të shfaqur aftësitë e tij. Në sezonin e fundit me Strasbourgun, belgu shënoi pesë gola dhe regjistroi nëntë asistime në të gjitha kompeticionet, përfshirë Ligue 1, Ligën e Konferencës dhe Kupën e Francës.

Paraqitja vendimtare kundër Interit e ka kthyer Moreiran në një nga emrat më të përfolur te Milani. Me katër gola dhe tri asistime në tetë ndeshje, ai po tregon se shuma e investuar për të mund të shndërrohet në një nga zgjedhjet më të suksesshme të merkatos së verës.

të fundit

Europe heads toward an electoral supercycle / The Guardian: The 2027 elections could shake the foundations of the European Union

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

2 hours ago

Xavi Espart, talenti i Barcelonës: Kurrë nuk do të luaja për Real Madridin

Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…

2 hours ago

Detaje të reja shqetësuese: Musiala kaloi vetëm dy episode neurologjike gjatë 12 javëve të rikuperimit

Jamal Musiala ka përjetuar vetëm dy episode neurologjike gjatë periudhës 12-javore të rikuperimit nga lëndimi muskulor, pavarësisht shqetësimeve në rritje…

2 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 23 Nentor 2026

Dashi Çdo aktivitet i mundshëm do të jetë i mirë për ju. Do të përpiqeni që çdo gjë ta shikoni…

2 hours ago

Futbollisti i Villarrealit plas akuza ndaj Barcelonës: Na e vodhën ndeshjen, ashtu si në Bernabeu

Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…

2 hours ago

Evropa drejt një supercikli zgjedhor/ The Guardian: Zgjedhjet e vitit 2027 mund të tronditin themelet e Bashkimit Evropian

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

2 hours ago