Statistikat e jashtëzakonshme të Kobe Bryant në basketboll

Mengjesi i së dielës ishte fatal për një nga legjendat e NBA-së. Kobe Bryant ndërroi jetë bashkë me vajzën e tij pas aksidentit ajror.

Bryant është një nga më të mëdhenjtë e basketbollit në botë, dhe vdekja e tij ka tronditur jo pak opinionin.

Gjigandi lë pas këto statistika fantastike në 20 vjet karrierë, shkruan Albeu.com.

33.643 pikë të shënuara, i katërti në renditjen e përgjithshme (pasi e kaloi LeBron Jamesin)

20 sezone në NBA, të gjitha me Los Angeles Lakersin

5 tituj të NBA

2 çmime MVP në finale të NBA Finals

1 çmim nderi MVP për sezonin e rregullt në NBA (2008)

18 herë ishte në All-Star të NBA-së

15 herë është përfshirë në ekipin All-NBA

12 herë është përfshirë në ekipin mbrojtës të NBA

2 medalje olimpike për ekipin e SHBA-së

81 pikë të shënuara në një ndeshje (më 22 janar 2006 kundër Toronto Raptorsit). Vendin e dytë për më së shumti pikë në një ndeshje (Wilt Chamberlain e mban rekordin me 100 pikë të shënuara në vitin 1962)

60 pikë i shënoi në mbrëmjen finale të karrierës së tij

2 numra të pensionuar nga LA Lakersi (8 dhe 24). /albeu.com/


Shtuar 27.01.2020 15:18