Stadiumin më modern dhe super skuadër, ky është mega-plani i Perez prej 1 miliard eurosh

Gazeta ‘AS’ në faqen e parë të saj sot ka zbuluar planin e madh të Florentino Perez, i cili planifikon të investojë 1 miliard euro në dy vitet e ardhshme.

Shumica e parave do të shkojë në ‘Santiago Bernabeu’, i cili do të bëhet stadiumi më modern në Evropë. Projekti do të kushtojë 800 milionë euro.

Për të realizuar këtë plan, Realit do t’i duhet një kredi e madhe. ‘AS’ shkruan se do të jetë një shumë prej 575 milionë euro për 30 vjet.

Në të njëjtën kohë kur po ndërtohet stadiumi, Perez do të kërkojë të ndërtojë edhe një skuadër të fortë. Dihet se i pari në listën e tij të dëshirave është Kylian Mbappe. Është e sigurt se Reali atë nuk do ta sjellë këtë verë shkaku i krizës së koronavirusit, por do të jetë gati për vitin 2021. Francezi do të jetë përforcimi më i madh pas Cristiano Ronaldos.

Një emër tjetër i përfolur për të kaluar te Real Madrid, është edhe talenti i Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Njeriu i parë i Realit po kërkon të bëjë një ekip të fuqishëm, siç kishte bërë vite më parë kur transferoi Luis Figon, Zinedine Zidanen, Ronaldon dhe David Beckham.


Shtuar 7.05.2020 09:31