“Spurs” janë të gatshëm të derdhin plot 50 milion euro në arkat e Interit për Skriniar

Tottenham thuhet se kanë përgatitur një ofertë prej 50 milionë euro për mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Drejtori i Tottenham, Steve Hitchen, raportohet se është takuar me agjentin e lojtarit.

Sky Sport Italia zbulon se Spurs janë në bisedime me Interin mbi një lëvizje të reprezentuesin sllovak.

Raporti thotë se Interi po kërkon 60 milionë euro, ndërsa Tottenham aktualisht ka ofruar 50 milionë euro.

Paratë nga shitja e Skriniar, Inter do t’i shfrytëzojë për afrime të reja.


Shtuar 24.09.2020 07:19