Spektakël në Luftëtari-Kukësi, veriorët konfirmohen nënkampionë

Kukësi konfirmohet përsëri nënkampion në Superiore, siç ka bërë shpesh në këto vite që kur ka zbarkuar në elitën e futbollit shqiptar. Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi ka vulosur vendin e dytë me një fitore 5-2 ndaj Luftëtarit në transfertë.

Një sukses që mund të kishte qenë shumë më i thellë nëse verlindorët nuk do të kishin goditur edhe 4 herë shtyllën, ndërsa të dy skuadrat e kanë mbyllur me 10 lojtarë sfifën për shkak të kartonëve të kuq të Alinanit e Limajt.


Shtuar 29.07.2020 17:51