“Special one” thyen rekord personal, shënon ecurinë më të gjatë pa fitore

Jose Mourinho ka thyer një rekord personal nën drejtimin e Tottenham. “Spurs” nuk kanë regjistruar asnjë fitore në 6 ndeshjet e fundit duke thyer rekordin personal të portugezit me ecurinë më të gjatë pa fitore.

Tottenhami po kalon nëpër një situatë të vështirë për momentin dhe ecuria prej gjashtë ndeshjeve të zhvilluara pa marrë fitore bëri që klubi londinez të eliminohet dje nga Liga e Kampionëve.

Dy gola të shënuara nga Marcel Sabitzer, të ndihmuara nga gabimet e portierit Hugo Lloris, ia dhanë Leipzigut epërsinë në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve mes Tottenhamit dhe Leipzigut.

Emil Forsberg e shënoi golin e fundit në këtë ndeshje, duke bërë që Leipzigu të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 4:0.

Ndërkohë, Tottenhami e shënoi ndeshjen e gjashtë të zhvilluar pa arritur fitore, që bëri që Mourinho ta thyejë këtë rekord negativ në karrierës e tij si trajner.

Kjo ecuri e dobët e Tottenhamit filloi me disfatën në ndeshjen e parë kundër Leipzigut e pastaj u ndoq nga humbjet në Premierligë nga Chelsea dhe Wolves, humbjes në penallti në FA Cup kundër Norëich Cityt dhe barazimit 1:1 kundër Burnleyt. /


Shtuar 11.03.2020 10:05