Solskjaer i përgjigjet Raiolës për Pogban

Pak ditë më parë Mino Raiola deklaroi se Paul Pogba mund të lërë Manchester United në fund të sezonit dhe se mes shumë alternativave për t’u transferuar është edhe skuadra italiane e Juventusit, fanellën e të cilës e ka veshur edhe më herët.

Megjithatë klubi anglez ka zgjedhur t’i përgjigjet menaxherit të kampionit të botës nëpërmjet trajnerit të skuadrës Ole Gunnar Solskjaer, që në konferencën për shtyp qartësoi situatën e krijuar rreth Pogba.

“Paul Pogba është një lojtar i Manchester United dhe jo i Mino Raiolës, ndaj deri në përfundim të kontratës, klubi ka të drejta të vendosë për të ardhmen e mesfushorit. Raiola kujdeset për klientët e tij në mënyrën më të mirë, por e ka të qartë që të ardhmen e Pogba nuk mund ta vendosë pa miratimin tonë”, tha Solskjaer.


Shtuar 17.02.2020 19:09