Solli në jetë një djalë me modelen serbe, Gjimshiti zgjedh emrin (FOTO LAJM)

Berat Gjimshiti bëhet baba për herë të parë.

Partnerja e tij serbe, Alisa Menkovic solli në jetë djalin e parë me futbollistin e Kombëtares shqiptare.

Çifti nuk ra në hall për t’ia vendosur emrin, duke zgjedhur të mos ndaleshin në dy vendet, nga kanë rrënjët e tyre, Shqipëri dhe Serbi. Për të evituar çdolloj pakënaqësie, Berati dhe Alisa preferuan një emër anglez; si zgjidhje kompromisi. Bebja, që erdhi në jetë këtë shtator, do të quhet Lion (luan, në anglisht).


Shtuar 28.09.2020 13:49