Lionel Messi i është bashkuar shumë protagonistëve në botën e sportit duke dhuruar para për të luftuar koronavirusin.
Siç raportojnë mediet në Spanjë, Lionel Messi do të dhurojë një milionë euro.
Dhurimi i Messit do të ndahet mes dy qendrave mjekësore, një pjesë për Klinikën Spitalore në Barcelonë, dhe pjesa tjetër për vendlindjen e tij në Rosario.
Kujtojmë se një milion euro e ka dhuruar edhe Pep Guardiola.
Ditë më parë para kanë dhuruar edhe Robert Lewandowski dhe Cristiano Ronaldo./