Skuadra e Juventusit iu nënshtrua testeve për koronavirus, këto janë rezultatet

Një ditë pas rezultimit pozitiv me Koronavirus të Paulo Dybalas dhe bashkëjetueses së tij, në shtëpinë e Juventusit vjen një lajm i mirë. Klubi bardhezi ka mësuar rezultatet e të gjithë futbollistëve dhe të punëtorëve të tjerë, sipas të cilave të prekur me Koronavirusi janë vetë tre: Daniele Rugani (i pari i zbuluar), Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala.

Emrat e sipërpërmendur do të qëndrojnë në izolim të plotë dhe në monitorim të rreptë derisa të shërohen dhe të mos rrezikojnë infektimin e të tjerëve.


Shtuar 22.03.2020 12:14