Shtyhet prezantimi i trajnerit të Kukësit, mësohet kush do drejtojë ekipin përkohësisht

Pas shkarkimit të Shpëtim Duros, klubi i Kukësit ka emëruar si trajner të përkohshëm, Rrahman Hallaçin.

Ish-kapiteni i verilindorëve do të qëndrojë në krye të pankinës deri në gjetjen e një trajneri. Kukësi kishte njoftuar se sot do të emërohej trajneri i ri, mirëpo ata kanë dalë përsëri në një deklaratë të dytë ku njoftonin shtyrjen e prezantimit të trajnerit të ri.

Është përfolur se trajneri i ri do të jetë Skënder Gega dhe sipas të rejave të fundit ai u ka kërkuar drejtuesve ta shtyjnë prezantimin deri sa të gjente dakordësi për disa pika të marrëveshjes.

Njoftim i klubit!
Konferenca e prezantimit të trajnerit nuk do të zhvillohet ditën e sotme! Nesër ekipi do të dalë në stërvitje dhe trajner i përkohshëm do të jetë ish-kapiteni Rrahman Hallaçi, që rikthehet te Kukësi pas një aventure të suksesshme si futbollist.
Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet në një moment të dytë për të cilin do të ketë njoftim! Faleminderit!


Shtuar 1.03.2020 12:40