Me pranga në duar, momenti kur Henri Çili zbret nga fugoni i policisë (FOTO LAJM)

Është shtyrë me një orë seanca për 30 të ndaluarit e operacionit Mezhgorani, për shkak se gjykatësi i çështjes ka konstatuar se është shok fakulteti me një prej të pandehurve.

Duke qenë se ka një numër të madh të ndaluarish, seanca e sotme pritet që të zgjasë, ndërkohë që në ambientet e jashtme të Gjykatës janë grumbulluar një numër i madhe familjarësh të personave të ndaluar.

Kujtojmë se botuesi Henri Çili akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.


Shtuar 1.03.2020 12:53