Gara për nënshkrimin e Thiago Alcantara nga Bayern Munich po bëhet dita e ditës më interesante.
Mesfushori ka njoftuar klubin për dëshirën e tij për të provuar diçka të re, larg Bundesligës.
Liverpool prej kohësh ka qenë i lidhur me lojtarin, me Jurgen Klopp që ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e tij.
Por, nënshkrimi i Thiagos po bëhet më i vështirë për Liverpool, me përfshirjen e PSG-së dhe Manchester Cityt.
Është Le 10Sport që raporton se Manchester City dhe PSG dëshirojnë gjithashtu transferimin e mesfushorit spanjoll.
Gjigantët e Ligue 1 kanë ofruar 30 milionë euro për Thiagon, dhe mbetet të shihet se cila do të jetë kundërpërgjigja e Cityt.
Te City, Thiago do të punonte me Guardiolan, të cilin e njeh shumë mirë nga koha te Bayern Munich.