Kampionati kroat wshtw trampolina e futbollistwve shqiptarw prej vitesh.
Java që lamë pas ishte e shkëlqyer për lojtarët shqiptarët
Jon Mersinaj, Lirim Kastrati dhe Françesko Tahiraj janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës, për javën që lamë pas.
“Telesport.hr”, ka përfshirë lojtarët shqiptarë në formacion duke shkruar:
Françesko Tahiraj (Hajduk): “Në paraqitjen e tij të parë në pozicionin e krahut të majtë, ai menjëherë hyri në 11-shen më të mirë. Krijoi dy mundësi për të shënuar, një goditje dhe një asistim”.
Jon Mersinaj (Lokomotiva): “Hera e dytë në formacionin më të mirë. 6 nga 6 duele të fituara, i saktë me driblimet. 3/3 ndërhyrje të sakta për të fituar topin”.
Lirimi Kastrati (Lokomotiva): “Goditi katër herë gjatë ndeshjes, tre herë brenda kuadratit, shënoi dy herë. Hera e katërt për të në formacionin më të mirë të javës”.