Shijoni disa nga perlat e Juninhos (VIDEO)

Një pjesë e tifozëve të cilët veçanërisht pëlqejnë golat nga gjuajtjet e lira me siguri do të veçojnë Juninhon si më të mirin.

Futbollisti legjendar brazilian kaloi ditët më të mira të karrierës së tij te Lyon ekip ky që dominonte në Francë.

Një gol shumë të bukur braziliani shënoi edhe kundër Barcelonës më 24 shkurt të vitit 2009 në ndeshjen e cila përfundoi 1:1.

Në këto ditë kur futbolli është pezulluar, faqja e Ligës së Kampionëve na kthen në kujtesë këtë mrekulli të Juninhos.


Shtuar 7.04.2020 17:36