Shënoi golin e parë me Romën, Pedro: Titulli nuk është i pamundur

Pedro Rodriguez është shprehur shumë i lumtur pas ndeshjes ndaj Udinese.

Pedro ishte startues në takimin që Roma e luajti kundër Udinese, ku ‘Giallorossi’ morën tri pikët.

Ishte pikërisht goli i spanjollit ai që i dhuroi skuadrës së tij tri pikët dhe ky gol ishte i pari për Pedro në Serie A.

Lojtari është shprehur tejet i lumtur, si me golin ashtu edhe me fitoren, duke thënë madje se as titulli i kampionit nuk është i pamundur për skuadrën e tij.

“Jam i lumtur për golin që ndihmoi skuadrën të arkëtonte tri pikë shumë të rëndësishme këtu”, ka thënë Pedro.

“Ishte paraqitje e mirë dhe jemi të lumtur me fitoren”, shtoi spanjolli.

“Ne synojmë një vend në top katërshe, por ‘Scudetto’ nuk është krejtësisht e pakapshme”, ishin fjalët e lojtarit të Romës.

Pedro shënoi mbrëmë një gol të bukur me të djathtën, duke e lënë pa gjasa portierin e Udinese.


Shtuar 4.10.2020 07:51