Tirana pa drita, OSHEE tregon ku qendron problemi

Prej orësh, disa zona në kryeqytet ndodhen pa energji elektrike pasi një subjekt privat ka dëmtuar fiderin e tensionit të mesëm.

Kompania OSHE bën me dije se zonat pa energji janë Yzberishti, Mëzezi dhe Pallatet “Çabej”, etj. Kompania thotë se po punohet për riparimin e defektit, ndërsa shpreh keqardhje për rastet e përsëritura.

Pa energji ka mbetur një pjesë e zonës së Yzberishtit, Mezës, Pallatet “Çabej”, etj.

Gjitthashtu bëhet me dije se për rikuperimin e dëmtimit do të duhet edhe një orë.


Shtuar 4.10.2020 07:49