Ylli kosovar i Liverpool dhe i kombëtares zvicerane dhe ka reaguar për vdekjen tragjike të Kobe.
Sipas mediave amerikane, besohet se ata ishin duke shkuar në akademinë e basketbollit bashkë me një bashkëlojtare të Gigit dhe prindërit e saj.
Prej kur doli lajmi për aksidentin fatal, shumë njerëz në rrjete sociale nderuan karrierën dhe trashëgiminë që Bryant la pas, bashkë me ngushëllimet për familjarët e pasagjerëve, duke përfshirë gruan e Bryant, Vannesa dhe tri vajzat e tjera.
I fundit që ka reaguar është mesfushori shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.
“Heronjtë vijnë dhe shkojnë, legjendat mbesin përgjithmonë”, ka shkruar Shaqiri në Instagram.