Kampionati elitar i futbollit italian, Serie A, po grumbullon fonde për luftën kundër Covid-19.
Lojtarët janë duke dhënë donacione për spitalet dhe po rrisin fondet për të luftuar koronavirusin.
Emra si Leonardo Bonucci, Josip Ilicic dhe Lorenzo Insigne janë disa nga emrat që kanë dhënë donacione.
Seri A, B dhe C janë pezulluar dhe numri i vdekjeve në Itali ka shkuar në 1441, me 1518 raste të tjera që janë në intensivë, si dhe 17750 nën respiratorë.
Në këtë kohë, lojtarët po japin maksimumin që të ndihmojnë, duke dhënë para nga xhepat e tyre.
Bonuccia ka ofruar 120 mijë euro, Insigne 100 mijë. Trajneri i Atalanta ka dhënë 50 mijë euro e tifozët e Atalanta 60 mijë.
Inter deri më tani kanë dhënë 500 mijë euro, kurse ndihma kanë ndarë edhe Roma, Milan e skuadra të tjera.