Sarri mbron Juventusin: Ky është kampionati më i vështirë në historinë e futbollit italian

Juventusi nuk po bind dhe nuk po di të mbyllë kampiontin e të sigurojë titullin, ndonëse kundërshtarët e tij po gabojnë sistematikisht duke ia bërë gjithçka më të thejshtë.

Por Mauricio Sarri është i bindur se skuadra meriton një notë pozitive për këtë sezon në Serinë A, edhe pse loja ka lënë shpesh për të dëshiruar.

“Ky është kampionati më i vështirë në historinë e futbollit italian. Nëse shohim klasifikimet, ka edhe një përmbysje të vazhdueshme. Duke parë vështirësitë e dukshme të momentit, mendoj se skuadra ka bërë një interpretim të mirë të situates”, deklaroi ai në konferencë për shtyp duke kundërshtuar kritikët ndaj lojës së ekipit dhe faktit që përmbyset shpesh.

“Në këtë moment duhet të kemi pika referimi shumë të ndryshme në krahasim me periudhën normale të sezonit. Përmbysjet janë gjëra të zakonshme në thuajse çdo ndeshje, është një moment jonormal dhe ka përbërës të cilët e bëjnë kampionatin dhe situatën jonormale. Kjo është normale kur luhet sezoni në korrik, nuk kishte ndodhur asnjhërë në 100 vitet e mëparshme ndaj jonormaliteti është normalitet. Ne mund dhe duhet të jemi më të qëndrueshëm, në këto momente nuk ekziston mundësia që të punojmë shumë ndaj duhet të jemi me mendjet të qetë dhe të hyjmë në fushë me vendosmëri. Nuk mendoj se skuadra lëshoi në lojën e saj në Udine. Ky është moment i vështirë por duhet të gjejmë forcën për të arritur objektivin”, tha Sarri.


Shtuar 25.07.2020 17:06