Rummenigge: Ky sezon duhet të mbyllet, klubet do të hasin në vështirësi ekonomike

Drejtori i përgjithshëm i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se ky sezon duhet të mbyllet medoemos dhe kampionati i ardhshëm duhet të nisë në dimër.

Rummenigge që është një nga emrat më të njohur të futbollit gjerman ka dhënë idenë e tij për t’i dhënë zgjidhje këtij sezoni, por pa ndikuar te kampionati i vitit të ardhshëm.

Sipas drejtuesit të lartë të Bayern Munich, ky sezon duhet të mbyllet pasi do të kishte katastrofa ekonomike për klubet.

“Nëse nuk do të jetë e mundur ta përfundojmë sezonin gjatë kësaj vere, atëherë ideja ime është që kampionatet të përfundojnë deri në fund të shtatorit”.

“Sezoni i ri 2020-2021 të nisë në dimër, pasi në këtë mënyrë edhe lojtarët do të kenë mundësi të bëjnë pushimet e nevojshme dhe do të përgatiten mjaftueshëm për startin e sezonit të ri”, ka thënë Rummenigge.


Shtuar 31.03.2020 15:08