Shifra tragjike në Itali: Koronavirusi ka vrarë deri tani 66 mjekë

Koronavirusi po shkakton dëme të mëdha edhe në mjekësi në Itali.

Federata Italiane e Mjekëve ka bërë të ditur ditën e sotme se 5 mjekë të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19.

Tashmë ka shkuar në 66 numri i mjekëve që kanë vdekur që prej fillimit të shpërthimit të koronavirusit në Itali, shkruan CNN.

Të paktën 8,956 punonjës të kujdesit shëndetësor janë infektuar me Covid-19. Kjo është një rritje për më shumë se 500 raste në ditët e kaluara.

Italia është vendi më i prekur në botë nga Covid-19.

Në vend janë shënuar 11,591 viktima dhe 101,739 të infektuar.


Shtuar 31.03.2020 15:12