Lukaku hyn në historinë e Interit, arsyeja

Ylli i Interit, Romelu Lukaku është tashëm në librat e historisë së këtij klubi për arritjen e 20 golave më së shpejti në histori.

Sulmuesi belg është në krye të listës, ku janë disa legjenda të këtij klubi, si braziliani Ronaldo, Adriano, Mauro Icardi dhe Hernan Crespo.

Pasi u bashkua me skuadrën nga Serisë A për një marrëveshje në vlerë 73 milionë funte, Lukaku nuk ka humbur kohë dhe ka shënuar 21 gola në 30 ndeshje, ndërsa 20 gola i ka kompletuar për 29 ndeshje.

Brazilianit Ronaldo, iu deshën 31 ndeshje për të arritur në total të golave.

Lukaku është duke dëshmuar se ia vlen, pasi Interi tani po lufton me Juventusin për kreun e Serie A.

Hernan Crespos iu deshën 36 ndeshje që ta arrijë këtë shifër, ndërsa Adrianos, Diego Militos e Rodrigo Palcios iu deshën 37 ndeshje.

Ish kapiteni i Interit, Muaro Icardi këtë shifër e ka arritur në 39 ndeshje.


Shtuar 10.02.2020 19:12