Roma mund ta humbasë në tavolinë sfidën ndaj Veronas, shkak Diawara

Klubi i Romës në fundjavë zhvilloi ndeshjen e parë në Serien A në sezonin e ri kundër Veronës.

Pas 90 minutave, ndeshja përfundoi barazim me rezultat 0:0.

Por, klubi nga kryeqyteti pritet ta humbë ndeshjen në tavolinë me rezultat 3:0.

Kjo pasi futbollisti, Diawara ishte i suspenduar për këtë ndeshje, por megjithëkëtë klubi i Romës e futi në lojë atë.

Sipas “Corriere della Sera”, vendimi tashmë është marrë dhe për pak do bëhet publik.


Shtuar 22.09.2020 12:42