Roma fuqishëm në merkato, afron dy yje në ekip

Mediat italiane pretendojnë se Lukas Torreira po konsideron kalimin tek Roma.

Uruguajani dëshiron një rikthim në Serinë A, pas aventurave me Peskarën dhe Sampdorian.

Torreira nuk është në planet e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta.

Për mesfushorin intersohen edhe Torino me Atletiko Madridin. Ndërkohë Roma, përveç mesfushës po mendon edhe për sulmin.

Sipas “Corriere Dello Sport”, verdhekuqtë janë pranë marrëveshjes me Real Madridin për sulmuesin Borja Majoral.

Akordi raportohet se është arritur për 1 milionë euro për huazimin dhe 13 milionë euro të tjera për blerjen përfundimtare.

Kontrata e sulmuesit spanjoll me Realin skadon në fund të këtij sezoni. 23-vjeçari kaloi dy sezonet e fundit në huazim tek Levante.


Shtuar 28.09.2020 15:40