River Plate del kundër Federatës: Refuzon të zbresë në fushë, frikë nga koronavirusi

Koronavirusi po hap telashe edhe në futbollin argjentinas.

Skuadra e River Plate ka refuzuar të zbres në fushën e blerte, duke dalur kundër urdhrave të federatës argjentinase të futbollit.

River Plate planifikohej ta luante ndeshjen kundër Atletico Tucumuna, por refuzoi një gjë të tillë.

Këtë skuadra argjentinase e ka konfirmuar përmes një komunikate, duke thënë se përkundër disa klubeve, ne refuzojmë të dalim në fushë, pasi rrezikojmë shëndetin si dhe i përmbahemi këshillave të OBSH.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë sanksionet e federatës argjentinase për këtë vendim të River Plate.

Kujtojmë se as qeveria e Argjentinës nuk ka suspenduar evenimentet sportive.


Shtuar 14.03.2020 17:08