Ribery me zemër të madhe, ofron shumën marramendëse për të prekurit nga koronavirusi

Franck Ribery jeton në një nga zonat më të prekura nga epidemia e koronavirus.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, francezi hapi portofolin për t’iu ardhur në ndihmë autoriteteve shëndetësore.

Të lidhura

None found

Ribery ka dhuruar 50 mijë euro për kauzën që është ndërrmarë së fundmi nga klubi i Fiorentinës për të mbledhur 500 mijë euro për mjekët dhe infermierët të cilët ndodhen në vijën e parë të luftës.

I vlerësuar nga tifozët e Fiorentinës për cilësitë e tij në fushën e lojës ish-futbollisti i Bayern Munich do të jetë edhe më i vlerësuar pas këtij gjesti njerëzor.


Shtuar 18.03.2020 22:54