Rezultatet e testeve radiologjike të Dybala, rrezikon mungesën kundër Lyon

Paulo Dybala mund të jetë mungesa e madhe e Juventus për ndeshjen ndaj Lyon.

Juventus do të ketë punë të vështirë në kuadër të Ligës së Kampionëve, pasi duhet të përmbysin disavantazhin 1:0 nga ndeshja e parë në 1/16-ën e finales.

Anash kësaj vështirësie, gjërat përkeqësohen për Maurizio Sarri pas komunikatës së stafit mjekësor të klubit, lidhur me Paulo Dybala.

“Paulo Dybala i është nënshtruar testeve radiologjike në Jmedical këtë mëngjes, ku është zbuluar një zgjatje e muskulit femoral në kofshën e majtë. Gjendja e tij do të vëzhgohet dita-ditës”, thuhet në komunikatën zyrtare, transmeton lajmi.net.

“Danilo gjithashtu iu nënshtrua testeve diagnostikuese që ishin negative”, thuhet tutje.

Dybala kështu rrezikon të mos paraqitet në ndeshjen kundër Olympique Lyon. Mbetet të shihet se si do të ecën progresi i argjentinasit.


Shtuar 27.07.2020 15:05