Real Madrid ka fituar 2-3 ndaj Betis.
Federico Valverde realizoi i pari në minutën e 14 por vendasit shënuan dy herë ne pjësen e parë me Aissa Mandi në minutën e 35 dhe me Willian Carvalho në të 37.
Fillimi i pjesës së dytë solli barazimin, me Emerson që shënoi autogol.
Ishte pikërisht Emerson që në minutën e 68’ u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Real Betisin me një lojtar më pak.
Heroi i Real Madridit në këtë ndeshje doli të jetë Sergio Ramos, që shndërroi në gol një penallti të fituar në minutën e 82’, për 2:3.