Lautaro Martinezi ka bërë paraqitje shumë të mira me fanellën e Interit këtë sezon, duke e mbjtur në garë për titullin e Series A.
Ylli argjentinas është për një kohë të gjatë duke u monitoruar nga Barcelona.
Të lidhura
None found
Por së fundmi për të në garë ka hyrë edhe skuadra tjetër spanjolle, Real Madridi.
Sipas mediave në Spanjë, Perezi ka treguar interesim për transferimin e 22- vjeçarit në “Santiago Bernabeu”.
Vlera e futbollistit mendohet se është rreth 110 milionë euro.
Martinezi u transferua në San Siro më 2018 nga skuadra argjentinase, Racing Club” për 25 milionë euro.
